Tërmet i fortë në Japoni, nuk ka kërënim për cunami

Apr 17, 2024 | 18:16
SHPËRNDAJE

Një tërmet me magnitudë 6.4 ballë goditi Japoninë jugore të mërkurën, tha Agjencia Meteorologjike e Japonisë, por që nuk është  lëshuar paralajmërim për cunami.

japoni

Epiqendra ishte kanali Bungo, një ngushticë që ndan ishujt japonezë Kyushu dhe Shikoku, tha agjencia.

Deri tani nuk është raportuar për dëme, ndërkohë edhe uzina bërthamore e Shikoku Electric në prefekturën Ehime, ku një reaktor është në funksion, nuk raportoi asnjë parregullsi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura