Tërheqja për “Aministinë Penale”, Salianji: Prishje e pazareve! Basha nuk ulet me deputetët e opozitës, por me ata të Ramës

Feb 22, 2024 | 14:52
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji foli në lidhje me tërheqjen nga rendi i ditës i “Aministisë Penale”, duke thënë se erdhi për shkak të prishjeve të pazareve mes mazhorancës dhe Lulzim Bashës.

Salianji

I ftuar në News 24, Salianji shtoi se në projektligjin për Amnistinë ka pasur shumë ndryshime një ditë më par.

Ai e cilësoi si të gabuar propozimin e Bashës që kërkonte që të përfshiheshin në ligj protestuesit e dënuar në një periudhë 3 vjeçare, pasi sipas tij nuk duhet të ketë përjashtim.

Salianji: Duhet të kishte diskutim me opozitën për të parë kategoritë që duhet të përfshiheshin.

Tani duhet parë nëse do të vazhdohet të ketë një interes personal. Dje projektligji ka pasur ndryshime rrënjësore dhe nuk na është dhënë.

Unë kam bërë një amendament, i cili nuk është marrë parasysh.

Nuk mund të ketë kriter përjashtues për protestuesit me vite. Logjika e opozitës duhet të jetë që të mos ketë përjashtime tek protestuesit dhe ai i Bashës nuk është i saktë.

Duket qartë se ka një pazar të prishur dhe nuk u arrit të votohet sot. Detyrim i Kuvendit që të lehtësojë barrë e familjarëve për personat e dënuar për vepra jo të rënda.

I vetmi që ka hyrë në logjikë pazari ka qenë Basha dhe po hyrë në këtë logjikë do të marrësh kostot.

Amnistia është e bllokuar edhe për shkak të tij.

Basha e kishte detyrim të ulej me kolegët e tij, të diskutonte dhe të dilnim me propozime të përbashkëta konkrete.

Ky nuk ulet me deputetët e opozitës, por e bën me deputetët e Ramës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura