Tentoi të vrasë me thikë një 24-vjeçar, arrestohet pas disa muajsh në kërkim 40-vjeçari

Feb 29, 2024 | 9:41
SHPËRNDAJE

Një 40-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim pasi tentoi të vrasë me thikë një të ri, është arrestuar nga policia.

1704474570_policiaeshtetit

Në pranga ka rënë 40 vjeçari me iniciale D. H., banues në Tiranë, ndaj të cili Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë.

Ky shtetas dyshohet se më datë 03 qershor 2023, në Paskuqan, ka tentuar të vrasë me thikë një 24-vjeçar.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kapën dhe ndaluan shtetasin D. H., 40 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë. Ky shtetas dyshohet se më datë 03.06.2023, në Paskuqan, ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë), një 24-vjeçar”, njoftoi policia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura