Fotot/ I riu me kapuç në kokë dhe armë në dorë futet brenda pikës së këmbimit valutor, por hajduti u largua duarbosh pasi… Si dështoi tentativa e grabitjes

Apr 12, 2024 | 12:28
SHPËRNDAJE

Një person i armatosur ka tentuar të grabisë një pikë këmbimi valutor në lagjen numër 1 në shëtitoren Taulantia në Durrës.

hajdut grabites arme exchange pike kembimi7

Me kapuç dhe armë në dorë hajduti është afruar në drejtim të exchange rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm dhe është futur brenda ambienteve.

Por, punonjësit e exchange, të cilët kanë vënë re që ai ishte i armatosur, nuk kanë hapur derën e sigurisë brenda pikës së këmbimit valutor.

Pasi dera nuk iu është hapur grabitësi u largua me shpejtësi nga vendngjarja.

Policia ka sekuestruar pamjet filmike nga subjekti dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e të riut.

hajdut grabites arme exchange pike kembimi6 hajdut grabites arme exchange pike kembimi3 hajdut grabites arme exchange pike kembimi4 hajdut grabites arme exchange pike kembimi5 hajdut grabites arme exchange pike kembimi1 hajdut grabites arme exchange pike kembimi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura