Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, Blinken nga Tirana: Dialogu i ndërmjetësuar nga BE është shtegu i vetëm i duhur, do të mbështesim të dy vendet

Feb 15, 2024 | 18:26
SHPËRNDAJE

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka komentuar nga Tirana tensionet mes Kosovës dhe Serbisë.


Ai theksoi se dialogu i ndërmjetësuar nga BE është shtegu i vetëm i duhur duhet të kalojnë Beogradi dhe Prishtina, duke shtuar se SHBA-të do të mbështesim të dy vendet.

Blinken u shpreh se dy vendet nuk duhet të shkojnë pas në të kaluarën dhe të përsëriten ato që kanë ndodhur.

Blinken: Nuk mund të shkojmë mbrapa në të kaluarën, nuk mund të kemi ripërsëritje të asaj që ka ndodhur, të asaj që shumë njerëz kanë përjetuar në 1990. Jemi të angazhuar që të mbështesim të gjitha përpjekjet për të çuar përpara integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor me njëri-tjetrin dhe me Evropën.

Dialogu i ndërmjetësuar nga BE është i duhuri dhe shtegu i vetëm i duhur, jemi të angazhuar të bëjmë gjithçka që duhet dhe që mundemi që të mbështesim të dy vendet teksa përshkojnë këtë shteg.

Ne dimë cila është alternativa pasi e kemi parë. Do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të mbështetur të gjitha vendet e rajonit të ndërmarrin këtë shteg. Shumë mbështesim dialogun e lehtësuar nga BE.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura