Të zhveshur dhe në temperatura të ulëta/ Policia serbe dëbon emigrantët nga kufiri me Maqedoninë e Veriut, pamjet bëjnë xhiron e botës

Feb 22, 2024 | 11:51
SHPËRNDAJE

Disa pamje të rënda që vijnë nga kufiri mes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut po bëjnë xhiron e botës dhe janë dëshmi i përshkallëzimit të keqtrajtimit të emigrantëve në kufinjtë evropianë.

Kufi

Sipas grupeve të të drejtave të njeriut, burra të zhveshur dhe në temperatura shumë të ulëta janë detyruar të kthehen nga kufiri serb në Maqedoninë e Veriut.

Video-t e publikuara nga prestigjiozja The Guardian, që i janë dërguar nga një OJQ në Maqedoninë e Veriut, Legis tregojnë burrat thuajse të zhveshur  duke ecur në këmbë në një pjesë rruge afër kufirit Serbi – Maqedoni.

Legis thotë se video janë filmuar nga një banor vendas në afërsi të fshatit Lojanë, afër kufirit me Serbinë dhe i janë dorëzuar kësaj organizate më  10 shkurt.

OJQ-ja pretendon se incident ishte i dyti gjatë një periudhe 24-orëshë, kur pretendon se më shumë se 50 njerëz u detyruan të zhvisheshin nga autoritetet  serbe përpara se të ktheheshin me forcë në veri të Maqedonisë.

Legis thosë se stafi i saj ka arritur të bisedojë me burrat me vonë, të cilat e kanë identifikuar veten si sirianë.

Jasmin Redjepi, president i Legis, tha se kthimet “shqetësuese dhe degraduese” erdhën menjëherë pas një samiti të bashkëpunimit kufitar BE-Serbi, që synonte forcimin e kufirit serb kundër operacioneve të kontrabandës me njerëz.

Edhe pse ka pasur raportime për keqtrajtimin emigrantëve në kufinjtë e tjerë evropianë, Redjepo tha se kjo është hera e para që raportohet në kufirin  ndërmjet Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Rados Gjuroviç, drejtor ekzekutiv në Qendrën për Mbrojtjen e Azilit në Serbi tha se stafi i saj kishte parë një rritje të emigrantëve nga Serbia në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i vitit.

Dunja Mijatović, komisionere për të drejtat e njeriut në Këshillin e Europës , tha: “Raportet e fundit nga oficerët e policisë serbe në kufirin me Maqedoninë e Veriut, të karakterizuara nga trajtimi i keq dhe degradues dhe grabitja e migrantëve, ndoshta duke përfshirë ata që përpiqen të kërkojnë azil, kërkojnë hetim të shpejtë dhe efektiv nga autoritetet shtetërore.”

Këto incidente nuk janë vetëm shqetësuese, por edhe tregues të një tendence më të gjerë, shqetësuese midis vendeve anëtare të Këshillit të Europës,” tha ajo.

Këto veprime duket se shkelin konventën europiane për të drejtat e njeriut, e cila ndalon rikthimin dhe dëbimet kolektive, si dhe standarde të tjera ndërkombëtare që kërkojnë sigurimin e aksesit të vërtetë dhe efektiv në azil për ata që e kërkojnë atë.”

Mijatovic tha se abuzimi që dukej se po ndodhte në kufirin e Maqedonisë së Veirut ishte tregues i keqtrajtimit të njerëzve vulnerabël në kufijtë anembanë Evropës, duke e quajtur fenomenin e përhapur të kthimi të paligjshëm një “problem urgjent pan-evropian”.

Policia serbe nuk iu përgjigj kërkesave për koment.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura