Të shtëna me armë zjarri në Malësinë e Madhe, një person i plagosur mbërrin me urgjencë në spital

Sep 27, 2023 | 22:33
SHPËRNDAJE

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Malësi të madhe, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person. 

policia-elbasan-naten (1)

Sipas burimeve për Panorama TV, mësohet se i plagosuri ka mbërritur me urgjencë në spitalin e Shkodrës.

Po ashtu bëhet me dije se iriu ka marrë një plumb në shpatull dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Polica dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura