Të qarat e të miturës alarmuan fqinjët/ Mbetet e bllokuar në banesë 3-vjeçarja në Fier, policia dhe zjarrfikësja në vendngjarje. Zhbllokojnë derën duke u futur nga…

Dec 5, 2023 | 12:13
SHPËRNDAJE

Një tre vjecare ka mbetur e bllokuar në banesën e saj në katin e pestë të një pallati në lagjen “29 Nëntori” në Fier.

7899877

Kanë qenë të qarat e të miturës që kanë alarmuar fqinjët të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë.

Në vendngjarje kanë mbërritur dy mjete zjarrfikëse dhe uniformat blu të cilat kanë bërë  të mundur  duke hyrë nga dritarja, zhbllokimin e derës.

Sias shefit të shërbimit zjarrfikës në bashkinë e Fierit, Zija Hyka, ky është rasti i dytë brenda ditës së sotme, teksa ka apeluar qytetarët që të jenë të kujdesshëm veçanërisht ndaj fëmijëve.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura