“Të kandidojë kushdo që s’ka probleme me SHBA-në dhe Britaninë”- A duhen rikthyer Basha ose Berisha në krye të PD? Pampuri: Të mos fshihemi prapa gishtit, shpallja nongrata…

Jun 1, 2023 | 12:47
SHPËRNDAJE

Deputetja e PD-së, Oriola Pampuri e ftuar në studion e Panorama TV, është shprehur se për kreun e kësaj partie duhet të kandidojë kushdo që s’ka probleme në SHBA, Britani apo BE.

E pyetur nëse duhet të rikthehen Basha apo Berisha, ligjvënësja demokrate theksoi se “ish-kryeministrin e penalizon nongrata, s’mund të fshihemi mbrapa gishtit”.

Ajo theksoi se ishte pikërisht ky vendim për shpalljen e Berishës nongrata që solli edhe përçarjen e PD-së.

Sali Berisha: “Nuk kam tagrin nëse duhet të kthehet njëri apo tjetri, në PD mund të kandidojë kushdo që nuk ka probleme me BE, SHBA, as me Britaninë e Madhe, por të shpalosë një formë dhe të votohen nga anëtarësia.

Berisha askush prej nesh nuk ka tagrin të thotë që s’ka të drejtë të jetë një nga personat që mund të drejtojë PD-në. Ajo që ka penalizuar këtë gjë është nongrata. Nuk mund të fshihemi mbrapa gishtit. Ky vendim e përçau PD, pikërisht kjo gjë. Nuk mund ta hedhim pas krahëve dhe të themi kjo ishte lojë.

Nuk mundemi ta ndalojmë dikë që të kandidojë, pse ti themi Bashës apo dikujt tjetër që të mos kandidosh, Berishës iu është thënë që ke nongratën, jo mos kandido.

Basha nuk është marrë fare me pjesë e akuzave, nuk iu është kundërpërgjigjur.

Basha ishte në krye të PD-së në 2021 dhe pësuam humbje, por patëm rezultat të shkëlqyer.

Kushdo që ka synimin për të marrë vendime pa u ndikuar nga dikush tjetër por në bashkëpunim me lidershpin, atëherë të kandidojë.

Rama atëherë thoshte “voto 1 merr 2”. Kur shikon opozitë të përçarë, do bësh punën tendë për fushatë.

Situata e PD për një çështje të Berishës për 2 vite na solli këtu, nuk duhet të arrinte deri këtu.

Ne e kemi respektuar, kur mori vendimin për ta marrë përsipër çështjen ta zgjidhte jashtë PD-së. Gjëja për të cilën e kemi falënderuar, por fakti ndryshoi mendje e që ndodhi e gjitha kjo, kjo përçarje.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura