Të armatosur brenda në lokal me 2 pistoleta të gatshme për qitje, arrestohen dy anëtarët e grupit të rrezikshëm kriminal! Njëri prej tyre, i vëllai i të fortit të Selenicës

Sep 18, 2023 | 10:46
SHPËRNDAJE

Dalin pamjet e momentit të arrestimit të Satilno Basho nga forcat RENEA brenda një lokali në qytetin e Vlorës.

Vëllai i të fortit të Selenicës, Tesi Basho, u arrestua së bashku me një person tjetër, teksa po qëndronin me 2 pistoleta të gatshme për qitje në ambientet e lokalit në lagjen “Lef Sallata”.

Satilno Basho dhe 33-vjeçari Mariglen Aliaj, të dy banues në Vlorë, rezultojnë pjesëtarë të një grupi kriminal. Sipas uniformave blu, është parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale kundër personit, e cila do të kryhej me disa armë zjarri.

“Këta shtetas, pjesëtarë të një grupi kriminal të rrezikshëm dhe me precedentë të mëparshëm kriminal, në fushën e krimeve të rënda kundër personit, u kapën në flagrancë, në ambientet e një lokali, në lagjen “Lef Sallata”. Gjatë kontrolleve fizike dhe në këtë lokal, shërbimet e Policisë iu gjetën shtetasve S. B. dhe M. A., dy armë zjarri pistoleta (“Glock” dhe “TT”), me fishekë në fole, të gatshme për qitje. Armët u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, së bashku me 3 automjete që posedonin shtetasit e arrestuar, 2600 euro dhe 8 celularë”, njofton policia.

Në pranga kanë rënë edhe 4 shtetas të tjerë, për moskallëzim të krimit, 3 prej të cilëve pjesë e grupit kriminal ku bënin pjesë Satilno Basho dhe Mariglen Aliaj.

Në pranga ranë: 

-Bruno Shehu, 29 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;

-Mehmet Hoxhaj, 27 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;

-Beraldo Xhindi, 29 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;

-Kevin Metaj, 28 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Ndërkohë blutë e Vlorës ekuestruan 2 armë zjarri pistoleta, municion luftarak, 3 automjete, 2600 euro dhe 8 celularë.

 

Njoftimi i policisë: 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Obelisk”, i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Forcat Speciale “RENEA” dhe Komisariatin e Policisë Vlorë.

Operacioni, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe për goditjen e grupeve kriminale.

Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve, në bazë të inteligjencës policore, parandalon një ngjarje të mundshme kriminale kundër personit, e cila do të kryhej me disa armë zjarri.

Të armatosur në një lokal, me 2 pistoleta të gatshme për qitje, kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 2 shtetas, pjesëtarë të një grupi kriminal të rrezikshëm.

Në pranga dhe 4 shtetas të tjerë, për moskallëzim të krimit, 3 prej të cilëve pjesë e grupit kriminal me 2 shtetasit e armatosur.

Të arrestuarit, me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e krimeve të rënda kundër personit.

Sekuestrohen 2 armë zjarri pistoleta, municion luftarak, 3 automjete, 2600 euro dhe 8 celularë.

Në vijim të operacioneve të zhvilluara nga Policia e Vlorës, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, vënien në pranga të shtetasve të rrezikshëm për komunitetin, pjesëtarë të grupeve kriminale, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë kanë siguruar informacion për 2 shtetas që qendronin të armatosur, në një lokal në Vlorë, të cilët mund të kryenin ngjarje të rëndë kriminale, kundër personit. Në bazë të këtyre informacioneve, në bashkëpunim me Forcat Speciale “RENEA”, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Obelisk”, si rezultat i të cilit u vunë në pranga shtetasit:

-S. B., 37 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

-M. A., 33 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

-B. Sh., 29 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;

-M. H., 27 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;

-B. Xh., 29 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;

-K. M., 28 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Këta shtetas, pjesëtarë të një grupi kriminal të rrezikshëm dhe me precedentë të mëparshëm kriminal, në fushën e krimeve të rënda kundër personit, u kapën në flagrancë, në ambientet e një lokali, në lagjen “Lef Sallata”. Gjatë kontrolleve fizike dhe në këtë lokal, shërbimet e Policisë iu gjetën shtetasve S. B. dhe M. A., dy armë zjarri pistoleta (“Glock” dhe “TT”), me fishekë në fole, të gatshme për qitje. Armët u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, së bashku me 3 automjete që posedonin shtetasit e arrestuar, 2600 euro dhe 8 celularë.

Ndërkaq, 4 shtetasit e tjerë të arrestuar, dyshohet se kanë patur dijeni për 2 shtetasit e armatosur dhe nuk kanë kallëzuar krimin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Kush është Tesi Basho

Satilno Basho është vëllai i një prej të fortëve të Selenicës, Tesi Basho, i cili rezulton një person me rrezikshmëri të lartë, i dënuar në Itali me burgim të përjetshëm për vrasje.

Gjithashtu ka precedent të theksuar kriminal në Shqipëri, në fushën e krimeve kundër personit dhe në fushën e narkotikëve.

Ai ka vrarë dy vajza që ushtronin prostitucion në qytetin e Torinos, një prej të cilëve e shfrytëzonte edhe vetë.

Tesi Basho ishte arrestuar në vitin 2016 në Itali, por vetëm pak kohë më vonë duke shfrytëzuar transferimit e tij pas tërmetit që “shkundi” Italinë, së bashku me dy shok të tjerë u arratis nga dritarja e burgut, me çarçaf dhe shkopa fshese. Ai ra në prangat e policisë më 16 tetor të vitit 2019.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura