REPLIKA/ Taulant Balla lëshon gojën në Kuvend: Ti Sali kësaj pjese do të vazhdosh t’ia hash …. gjithmonë! Noka: Alabak, të përjashtohet nga seanca

Jun 8, 2023 | 14:57
SHPËRNDAJE

Kreu i Grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka lëshur gojën në sallën e Kuvendit, teksa iu drejtua ish-kryeministri Berisha: “Ti Sali kësaj pjese do të vazhdosh t’ia hash …. gjithmonë”.


Reagimi i deputetit socialist erdhi pasi gjatë fjalës në Kuvend, ish-kryeministri Berisha iu drejtua mazhorancës me termin “hajdutë”.

“Për  të mbajtur gojën se e di unë çfarë meriton ai, i tha hajdutët kësaj pjese. Ti Sali kësaj pjese do të vazhdosh t’ia hash gjithmonë, gjithmonë sa herë të të jepet mundësia. Ti kësaj krahu i vjen anash. Ai zotëri e akuzoi këtë krah të sallës për hajdutë dhe prandaj po i them kësaj salle e kësaj ane, ti i vjen anash. Ti Sali dhe këta që të vijnë nga mbrapa”, tha Balla.

Pas komentit të tij, Flamur Noka kërkoi përjashtimin e Ballës nga salla e Kuvendit.

“Merr masa për ta përjashtuar! Merr masa kryetare. Jeni nënë dhe gjyshe, nuk besoj se jeni shurdhe. Është fjalë që nuk mund të përdoret zhargon, ndërhyni dhe merrni masa, të përjashtohet urgjentisht si alabak ordiner, për gjuhën e përdorur. Une e kutpoj se ju mund të jeni mësuar, por kjo është e paparanueshme”, i kërkoi deputeti demokrat, kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla.

Ndërkohë, Balla replikoi duke thënë se nuk ka thënë ndonjë fjalë jo etike dhe se “atyre që u shkon mendja tek ajo fjala kanë probleme të tyre mendore”.

“Për reagimin e atyre që janë ngjitur pas këpucës së Saliut dhe iu shkon mendja tek ndonjë fjalë jo etike. Por unë në fjalën time nuk kam përdorur ndonjë fjalë jo etike. Atyre që u shkon mendja tek ajo fjala kanë probleme të tyre mendore. Ajo që po u them është se Berisha Partisë Socialiste, edhe 10 kanë kaluar, edhe 10 do kalojë, do vazhdojë ti bëjë atë që ka marrë si përgjigje përgjatë këtyre viteve. Kaq kisha”, përfundoi ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura