“Tani nuk ka më hallakatje”- Berisha rimori PD-në, Korreshi: Demokratët e dinë ku është shtëpia e tyre. Basha ka thënë që jam demokrat, po pati ndryshuar mendje…

Jun 11, 2024 | 14:15
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi pas vendimit të Apelit për t’i dhënë Berishës vulën e PD, është paraqitur në selinë blu, aty ku kanë nisur edhe festimet.

korreshi

Ai u shpreh për News24, se tanimë nuk ka më hallaktje  dhe se ka mbaruar saga “zyrtare dhe jo zyrtare”.

Te paktën nuk ka më hallaktje. Të gjithë demokratët e dinë ku është shtëpia e tyre. Mbaroi saga, zyrtare dhe jo zyrtare.

Gjykata me vendimin e sotëm, e vendosi vulën përfundimisht” tha ai fillimisht.

I pyetur nëse në këtë parti ka vend edhe për Bashën, Korreshi tha se ai është shprehur se demokratët, nëse ka  ndryshuar mendje të shkojë te PS-ja.

Ai thoshte që jam me PD, po pati ndryshuar mend pastaj, te shkoj të PS. Me deputetët e tjerë kemi marrëdhënie  shkëlqyera, ata janë të mirëpritur dhe ka vend për të gjithë” shtoi Korreshi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura