“Tani?! Jam shumë i lumtur”, momenti kur Zelensky mëson se Gjermania miratoi dërgimin e tankeve Leopard 2 në Ukrainë (VIDEO)

Jan 25, 2023 | 19:47
SHPËRNDAJE

Është publikuar momenti i parë kur presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mësuar lajmin se kancelari gjerman Olaf Scholz kishte miratuar dërgimin e tankeve Leopard 2 në Ukrainë.

sdfgsdfgdsfg

Zelensky ishte duke dhënë një intervistë për Sky News dhe teksa ai fliste për luftën në Ukrainë, mbeti i habitur kur mësoi se i është dhënë “drita jeshile” dërgimit të tankeve Leopard 2 në Ukrainë.

“Tani?! Jam shumë i lumtur. Dua të falënderoj Gjermaninë, Britaninë dhe Shtetet e Bashkuara për këtë vendim”, shtoi ai.

Kujtojmë se kancelari gjerman ka miratuar ditën e sotme dërgimin e tankeve Leopard 2 në Ukrainë, pavarësisht se në fillim u shfaq tejet skeptik dhe kishte frikë se ky veprim mund të sillte përshkallëzimin e luftës.

Edhe Shtetet e Bashkuara vendosën që të dërgojnë 31 tanke Abrams në Ukrainë, për të ndihmuar vendin në luftën kundër Rusisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura