Talat Xhaferi pritet nga Edi Rama, kryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut vjen në Tiranë për herë të parë pas marrjes së detyrës

Feb 29, 2024 | 9:47
SHPËRNDAJE

Talat Xhaferi, kryeministri i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut, që prej marrjes së kësaj detyre kjo është hera e parë që vjen në Shqipëri.

Xhaferi është pjesë e Samitit të BE me Ballkanin Perëndimor, ndërsa u prit në tapetin e kuq në Pallatin e Kongreseve nga kryeministri Edi Rama.

rama talat xhaferi

Sot Tirana pret një tjetër samit, atë të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarëve të lartë të BE-së, me fokus integrimin e rajonit në Bashkimin Europian dhe zbatimin e planit të rritjes ekonomike.

Plani i zgjerimit të Ballkanit Perëndimor bazohet në 4 shtylla kryesore. Rritja e integrimit ekonomik me tregun unik të Bashkimit Evropian. Rritja e integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor përmes tregut të përbashkët rajonal. Përshpejtimi i reformave themelore. Rritja e ndihmës financiare. BE-ja do të hapë zona të caktuara të tregut të përbashkët të BE-së për partnerët e Ballkanit Perëndimor përpara anëtarësimit, duke sjellë përfitime të prekshme për qytetarët e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura