Takimi me Ballën, ministri i Brendshëm i Britanisë flet për emigrantët shqiptarë: Këtë vit 90% me pak gomone të ardhura nga Shqipëria

Dec 1, 2023 | 16:05
SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshëm i Britanisë së Madhe, James Cleverly është takuar gjatë ditës së sotme me ministrin e Brendshëm shqiptar, Taulant Balla.

thhhh

Cleverly ndër të tjera ka folur edhe për emigracionin e paligjshëm në Britani, duke thënë se gjatë këtij viti ka pasur 90% më pak gomone të ardhura nga Shqipëria.

Balla e Cleverly ranë dakord për të  punuar më afër në prioritetet e përbashkëta të kombeve tona rreth krimit të organizuar të rëndë dhe migracionit të paligjshëm.

Mbërritjet e anijeve të vogla nga Shqipëria janë ulur me 90% në 2023. Sot Sekretari i Brendshëm James Cleverly dhe ministri i Brendshëm shqiptar Taulant Balla ranë dakord të punojnë edhe më afër në prioritetet e përbashkëta të kombeve tona rreth krimit të organizuar të rëndë dhe migracionit të paligjshëm”, thuhet në reagimin e UK Home Office.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura