Takimi me ambasadorët e vendeve të BE, reagon ministri Xhafaj: Jemi në rrugën e duhur

Mar 13, 2018 | 15:25
SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka zhvilluar një takim me ambasadorë të vendeve të BE në Tiranë.

vlahutin-xhafaj

Në një reagim në Twitter, ministri Xhafaj ka dhene edhe detaje nga takimi, ku shkruan:

“Takimi i dytë pas 3 muajsh me të gjithë ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së. Informova dhe iu përgjigja interesit të tyre të veçantë për punën dhe progresin e bërë në kuadër të zbatimit të prioriteteve dhe masave për konsolidimin e shtetit ligjor.

Prezantuam rezultate konkrete në disa fusha: si në luftën kundër krimit të organizuar në kuadër të operacionit , Antikanabisin, Menaxhimin e Kufirit, Policimit në Komunitet, Vettingun etj. Shprehëm mirënjohjen për bashkëpunimin e krijuar këto muaj pune të përbashkët.

Bashkëbisedim tejet konstruktiv. Jemi të emocionuar dhe të inkurajuar për vlerësimet tejet pozitive, për besimin e shprehur për MB, Policinë e Shtetit dhe Task Forcën Speciale si dhe për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit. Jemi në rrugën e duhur. Të vendosur të ecim përpara”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura