Tabela/ Si parashikohet të ndryshojë moti këtë javë, sinoptikanët: ‘Çudia’ mund të ndodhë nga java e ardhshme

Mar 6, 2023 | 11:49
SHPËRNDAJE

Sinoptikanët parashikojnë që këtë javë vendi ynë do të vijojë te jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.

moti 8 mars

Në këtë mënyrë moti për të gjithë javën parashikohet me orë me diell (kthjellime) por edhe alternime vranësirash kalimtare mesatare deri të dendura.

Në orët e mesditës deri dhe orët e mbrëmjes vonë vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu kryesisht me intensitet të ulët.

Por, nuk do të mungojnë edhe reshjet e shiut me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave si dhe rrebesheve e stuhive shoqëuar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Në fushën termike temperaturat pritet të jenë në rritje graduale kjo edhe për shkak të erës me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut dhe hera-herës deri intensive.

“Cudia” mund të ndodh javën (ose javët) pasardhëse me depërtimin e Anticiklonit të Azoreve drejt europës qëndrore shoqëruar me masa ajrore nga veriu i Afrikës.

Ky fenomen mund të sjellë jo vetëm mot të qëndrueshëm (kthjellime) por edhe rritje të temperaturave si në vlerat e mëngjesit ashtu dhe ato të mesditës.

Megjithatë në sferën e meteorologjisë gjithcka është dinamike dhe deri në projeksionet e hartave të rifreskuara cdo gjë duhet marë me rezervë./SHMU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura