TABELA E EKSPERTËVE/ Shifrat nuk gënjejnë, Shqipëria kishte shortin më të vështirë të EURO 2024

Dec 5, 2023 | 7:21
SHPËRNDAJE

Goglat e shortit të EURO 2024 kanë vendosur Shqipërinë në Grupin B, të cilën shumëkush e quan “grupi i ferrit” për shkak se aty gjenden Spanja, Kroacia dhe Italia. Një short i pamëshirshëm për kuqezinjtë, të cilët edhe pse në vazon e dytë, kanë gjetur kundërshtarë mjaft të vështirë përballë tyre. Dhe në fakt, statistikat thonë se Shqipëria ka qenë ekipi që ka pasur shortin më të vështirë të këtij turneu.

shqiperia

“Football Meets Data” ka publikuar rezultatin e shortit për çdo ekip, duke marrë për bazë forcën e kundërshtarëve të tjerë në grup, të bazuar mbi sistemin “Elo”, që vlerëson ekipet në bazë të rezultateve, por edhe të forcës së kundërshtarit apo diferencës së golave. Prej shumë kohësh ajo cilësohet si renditja më e saktë për forcën e ekipeve kombëtare dhe vetë FIFA përdor një version të modifikuar të tij për të bërë renditjen e përmuajshme që bën publike.

Sipas tabelës së ekspertëve, Shqipëria është skuadra me shortin më të vështirë, pasi kundërshtarët e saj kanë një mesatare “Elo” prej 1974 pikësh. Pas krahëve të Shqipërisë, me mesataren 1972, është fituesja e Play-off A që del nga katërshja Poloni-Uells-Finlandë-Estoni. Skuadra fituese do të vendoset në Grupin D, ku merr pjesë Franca, Holanda dhe Austria. Pikërisht Austria është e treta në këtë renditje, me koeficientin 1930. Sa i përket skuadrës me shortin më të lehtë, ajo është Belgjika e cila ka mesataren e koeficientit “Elo” vetëm 1729.

grupet

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura