“Sytë” e krimit edhe në Bilisht/ Sekuestrohen kamera pranë banesave të personave të skeduar për lëndë narkotike (Emrat)

Feb 3, 2023 | 20:45
SHPËRNDAJE

Prej disa ditësh vijon aksioni i policisë për heqjen e kamerave të vendosura në mënyrë ilegale nga grupet kriminale në të gjithë vendin.

policia kamera shkoder

Disa kamera janë sekuestruar edhe në fshatin Baban në qytetin e Bilishtit, të cilat, sipas informacioneve i përkasin personave me precedentë penal.

Panorama TV mëson se kamerat u konstatuan në banesat e shtetasve Andrea Bleta në fshatin Baban dhe Sokol Anxhi në qytetin e Bilishtit.

Këta dy shtetas kanë precedentë penalë në fushën e narkotikëve, teksa Sokol ANxhi vuan masën e arrestit të shtëpisë.

Dyshohet se kamerat janë vendosur për të monitoruar lëvizjet lidhur me këtë aktivitet. Deri më tani, konfirmohen 2 kamera të sekuestruara ndërsa do të vijohet me kontrolle edhe në ditët në vazhdim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura