Surpriza e shumëpritur për Heidin! Babai i banores së Big Brother Vip 3 hyn në shtëpi, ‘përballet’ dhe me Romeon

May 25, 2024 | 22:51
SHPËRNDAJE

Ajo që shumë kanë pritur, kanë ndodhur mbrëmjen e sotme në shtëpinë e Big Brother Vip 3. Babai i Heidi Bacit, Genti Baci, ka hyrë brenda për të surprizuar vajzën e tij.

Ndryshe nga Grade Fratello, ku hyri për të ndërprerë në një farë mënyrë romancën e saj me aktorin Massimilano Varrese, këtë herë ishte ndryshe.

heidi me babin

Ai i tha vajzës së tij se ishte shumë krenare për të.

“Më ke bërë krenare, nga edukata, sjellja qytetarie. Kur të dalësh do dalësh me kokën lartë. Zemra ime”.

heidiii

Ai gjithashtu takoi dhe Romeon, partnerin e Heidit.

“Ti je zgjedhja e Heidit dhe çdo zgjedhje e Heidit për ne është ok. Rri i qetë”, i tha ai Romeos, ndërsa ky i fundit e falënderoi për vajzën që ka rritur dhe i kërkoi fjale për çdo lot që ka derdhur nga ai.

romeo

Kujtojmë se brenda shtëpisë së Grade Fratello Heidi Baci u njoh me 47-vjeçarin Massimiliano Varrese dhe filloi të krijonte raport intim me të, por kjo nuk i ka pëlqyer aspak babait të saj, për të cilin tha se partneri është më i madh se ai dhe për më tepër e keqtrajton.

“Mami është e sëmurë, ai është plak dhe të keqtrajton. Eja me mua. Unë nuk të njoh më dhe nuk të shoh më siç ishe më parë. Ti më dukesh si një person tjetër. Nuk ke mundur të krijosh një mur me një person që të vuri nën presion”, tha Genti aso kohe Heidit.

heidi_sd

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura