Sulmi në Veri, publikohen pamjet e grupit terrorist serb duke tentuar t’ia mbathin nga Policia e Kosovës (VIDEO)

Sep 25, 2023 | 22:55
SHPËRNDAJE

Mediat e Kosovës kanë publikuar kanë publikuar pamjet gjatë luftimeve në Veri, ku Policia e Kosovës u përball me agresionin e një grupi terrorist serb në Zveçan.

sdtriii

Pamjet janë të filmuara me dron dhe pasqyrojnë të gjitha lëvizjet e sulmuesve të armatosur në Manastirin e Banjskës.

Disa persona të maskuar shihen teksa vrapojnë rreth manastirit dhe më pas ikin në mënyrë të organizuar drejt një zone malore.

Kujtojmë se gjatë përleshjeve ditën e djeshme mbeti i vrarë në krye të detyrës efektivi i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, si dhe u eliminuan 4 terroristë serbë.

Ngjarjet e ditës së djeshme tërhoqën vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar, të cilët dënuan njëzëri sulmin terrorist.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura