Sulmi ndaj Prestige Resort/ Paloka: Hakmarrje e Ramës! Do t’iu tregojë pronareve të medias se i pret kërbaçi nëse s’i shkojnë pas avazit

Dec 1, 2022 | 11:29
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar në lidhje me sulim e IKMT-së mbi Prestige Resort.

Përmes një postimi në facebook Paloka i ka cilësuar veprimet arbitrare të qeverisë si një sulm mbi lirinë e medias. Sipas tij Rama kërkon të japë mesazhin për të gjithë pronarët e mediave që nëse nuk i binden urdhërave të qeverisë i pret kërbaçi.

“Nuk e kuptoj pse gazetare e politikane te opozites , perpiqen te japin argumenta per te vertetuar qe sulmi i Rames ne Prestige Resort, eshte sulm ndaj medias dhe hakmarrje e tij ! Nuk ka nevoje te jepen argumenta per te bindur kerkend qe eshte keshtu; Rama nuk e fsheh kete fakt, perkundrazi qellimi i tij eshte qe kjo te jete sa me evidente. Ai kete synon, t’ju tregoje te gjithe pronareve te medias se cfare i pret ne se nuk shkojne pas avazit te tij.

Kjo eshte menyra se si Rama e koncepton mbajtjen e pushtetit dhe keshtu vepron me kedo jo vetem me pronaret e mediave po dhe me qytetaret e thjeshte. Karroten apo kerbacin ?

E vini re; per ta cuar ne ekstrem arrogancen e tij, qellimisht e ben kete akt vetem pak dite perpara samitit te BE ne Tirane megjithese e kane shenjestruar me se nje here per keqtrajtimin dhe mungesen e lirise se medias nen qeverine e tij!”, shkruan Paloka në facebook.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura