Sulmi ndaj “Prestige Resort”/ Kryemadhi: Me forcën e fadromave ushtron presion mbi mediat. Frika e Ramës nga pakënaqësia e opinionit. Do i vijë fundi hap pas hapi

Dec 1, 2022 | 11:31
SHPËRNDAJE

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka komentuar sulmin e paligjshëm të 1 dhjetorit të Qeverisë në ambientet e Prestige Resort.

Sipas Kryemadhit, kryeministri Edi Rama kërkon të ushtrojë presion mbi mediat por dhe mbi opinionin publik dhe të çojë mesazhe kërcënuese kundër atyre që dalin kundër.

Deklarata e Kryemadhit:

Policia e ndërtimit, policia e shtetit bashkia gjithë instrumetnet që ai përdor tërheq jo vetëm vëmendjen por tregon që “unë s’kam ndërmend të bëhem pjesë e BE”.

Gjëja e parë që ka një vend që aspiron integrimin ka lirinë e fjalës e të mediave dhe bazën e funksionimit të demokracisë.

Me forcën e fadromave ushtron presion mbi mediat dhe mbi vetë opinonin duket treguar që kush hap gojën do ketë fadromën përpara.

Minuese për Shqipërinë, hapa pas që e cojnë gjthë procesin e anëtarësimit në BE.

Frika që Rama ka nga pakënaqësia në opinion, kërkon ta shtypë përmes fadromave e të detyrojë që njerëzit të nënshtohen do i vijë fundi hap pas hapi.

Largimii vëmendjes nga afera e portit Durrës, intimidimi që i bën prokurorisë për inceneratorët bëjnë bashkëpunioëtore SPAK e drejtësinë kur intimidime të tilla e veprimet të tilla, dhe pallatet e sekuestruara kanë shkuar në veprimtari të paligjshme të vet kryeministrit dhe institucioneve të tij.

Përdorimi i institucioneve të shtetit, mos veprimtaria e SPAK e bën bashkëfajtore në krim e cenimin e demokracisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura