Sulmi ndaj “Prestige Resort”/ Agron Shehaj: Akt terrorist. Rama godet më të fortët për të dhënë mesazh që askush të mos dalë kundër tij

Mar 27, 2023 | 21:22
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj deklaroi mbrëmjen e sotme se sulmi me armë zjarri ndaj televizionit Top Channel nuk është i rastësishëm.

shembet-prestige-resort

Ai u shpreh se rrënjët janë shumë të mëdha, duke theksuar se ka qenë kryeministri Edi Rama ai që ka kryer akt terrorist duke hedhur në erë hotelin “Prestige Resort”.

Sipas Shehajt, Rama përdor strategjinë duke goditur më të fortët që askush të mos dalë kundër tij.

“Kjo është një çështje politike dhe nuk është rastësi. Rrënjët janë shumë më të mëdha dhe shumë më të thella. Thonë hë se Rama kështu është dhe hedh tritolin. Ai është sinjal i qartë për të gjithë.

Ai është akt terrorist i bërë nga kryeministrti. Është mesazh për të gjithë që të mos guxojnë të dalin kundër kryeministrit. Imagjino çfarë mund të bëjnë të tjerët. Mesazhi është i thjesht godit më të fortin që të mësojnë të tjerët.

Edhe për Irfanin qytetarët do paguajnë. Ai e ka shumë të thjeshtë. Sepse ka përfunduar edhe në raportin e DASH se është çështje politike. Ju duket normale të hedhësh në erë një hotel?”, deklaroi Shehaj në Syri Tv.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura