Sulmi i dytë ndaj biznesit të Presidentit të “Hysenbelliu Group”/ OSHEE ndërpret energjinë elektrike në Prestige Resort, asnjë shkresë zyrtare. Gazetari tregon situatën e tensionuar që është krijuar

Dec 1, 2022 | 9:39
SHPËRNDAJE

Gazetari Osman Stafa ka raportuar situatën e tensionuar dhe të pakuptueshme që është krijuar pa paralajmërim në ambientet e Prestige Resort mëngjesin e kësaj të enjteje, 1 dhjetor.

 

Në raportimin e tij gazetari tha:

E paprecedente ajo që po ndodh brenda pak muajsh një nga resortet më të mira të vijës bregdetare të Golemit rreth orës 7 IKMT me froca të shumta policiëe dhe fiorcat xhenio dhe punonjës të OSHEE

I gjithë territori i rrethuar me shirit dhe asnjë person nuk lejohet që të hyjë brenda,
këtë herë nuk ka pasur asnjë lloj paralajmërimi as njofitmi për menaxherët apo drejtuesit e Prestige Resort për atë që i priste pasi resorti ishte i mbushur me turistë që e preferojnë dhe gjatë sezonit dimëror.

Ishte momentet e para kur Policia kërkoi të krijojë një kordon sigurie kur dy operatorët e News 24 janë nxjerrë me forcë në hapësirë goxha të largët e në asnjë moment nuk lejohemi të afrohemi.

As punonjësit e Prestige Resort nuk marrin asnjë informacion nga Policia apo IKMT për veprimet që do të kryejnë.

Vetë drejteusit e Prestige thonë se janë ende në një proces gjyqësor të hapur që gjatë verës se prishja që ka ndodhur tek pishinat është e paligjshme.

Drejtuesit e Prestige Resort thonë se kjo vjen si hakmarrje për vijen editoriale të mediave të drejtuara nga Presidenti i Hysenbelliu Group, Irfan Hysenbelliu.

Nga burime pranë IKMT më është deklaruar se ka ardhur për të kryer misionin e prishjes por drejtuesit e Prestige Resort nuk kanë marrë asnjë paralajmërim apo shkresë zyrtare ku të shohin se për cfarë arsye ka mbërritur shteti.

Punonjësit e OSHEE kanë prerë kabllot dhe kanë ndërprerë totalisht energjinë elektrike në resort.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura