Kremlini ka pretenduar ditën e sotme se ka ndaluar një sulm me dron në shtëpinë presidenciale të presidentit Vladimir Putin gjatë natës, sipas agjencive ruse të lajmeve.
Ai e quajti sulmin një “akt të planifikuar terrorist” dhe tha se e konsideronte atë si një përpjekje për të vrarë presidentin rus, sipas agjencisë së lajmeve Interfax.
Nuk u raportuan viktima apo dëme dhe Putin nuk u lëndua, tha Kremlini.
“Të mërkurën mbrëma, regjimi i Kievit bëri një përpjekje për të goditur duke përdorur një UAV rezidencën e Kremlinit të Presidentit rus Vladimir Putin”, thuhet në një deklaratë.
“Dy mjete ajrore pa pilot u drejtuan në drejtim të Kremlinit. Si rezultat i veprimeve në kohë të ndërmarra nga ushtria dhe shërbimet speciale me përdorimin e sistemeve të luftës me radar, automjetet u çaktivizuan.”
Kremlini tha se orari i punës i Putinit nuk ka ndryshuar.
Pamjet që qarkullojnë në mediat sociale ruse duket se tregojnë tymin që ngrihet mbi Kremlin pas sulmit të supozuar.
Ndërkohë që është bërë publike edhe video e momentit të sulmit mbi Kremlin.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.alKREMLIN DRONE ATTACK
– Russia says two Ukrainian drones attacked Kremlin overnight
– Drones downed with no victims or material damage to the Kremlin
– Moscow says it was a terrorist attack and attempt on Putin’s life
– Russia says it reserves right to respond when and how it… pic.twitter.com/loZA6c3Fvd
— The Spectator Index (@spectatorindex) May 3, 2023