Sulmet ndaj mediave/ Luan Baçi për Panorama TV: Parashikohet të kemi një fushatë jo të qetë, shteti lëshon njerëzit e vetë si zagarë për të vjedhur vota

Mar 27, 2023 | 21:52
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, duke folur për sulmet ndaj mediave, si sulmi ndaj “Prestige Resort” (hotelit të drejtuesit të Neës 24, Panorama TV) dhe ai ndaj TCH, tha se këto ngjarje i paraprijnë një fushate jo të qetë për zgjedhjet e 14 majit.

WhatsApp Image 2023-03-27 at 21.51.42

Komentet Baçi i bëri teksa ishte i ftuar në emisionin “Log” në Panorama TV, ku tha se shteti duhet ta shtrëngojë litarin për njerëzit e vetë që i lëshon si zagarë për të vjedhur vota.

Ai shtoi se këto sulme ndaj mediave ndikohen edhe nga gjuha e urrejtjes që kryeministri Edi Rama përdor sipas tij ndaj mediave dhe gazetarëve.

Pjesë nga biseda në studio:

Nesturi: Për mua është një akt terrorist. Kemi pasur rastin dikur në Greqi, kur organizata terroriste 17 nëntori qëlloi me baxukë Antena 1. Ajo organizatë e mbajti përgjegjësinë për këtë gjë. I bie një përgjegjësi shumë e madhe policisë dhe institucioneve të tjera që të zbulojnë ngjarjen, Këto janë element që shkojnë përtej rivaliteteve nga poshtë të grupeve për kontroll. Kemi të bëjmë me institucione ku punojnë njerëz që kontribuojnë në këtë shtet. Dhe të vritet e të dëmtohet në qelizë, është shumë e dëmshme për shoqërinë shqiptare.

Boçi: Në prag fushatash pushteti e lëshon litarin. Ata kërkojnë të fitojnë sa më shumë pikë në publik. Parashikohet të kemi një fushatë jo të qetë, jo të pastër. Shteti do të jetë ai që do të drejtojë bateritë e veta drejt thithjes së votave në mënyrë të paligjshme. Shteti ta shtrëngoi litarin te njerëzit e vetë të pushtetshëm që i lëshon si zagarë për të mbledhur vota. Është vijim i etiketimit që kryeministri i bën mediavve, duke u vënë dinamitin, se ti vësh dinamitin medias së Neës 24, është njëlloj si ky akti terrorist që themi ne tani. Ai e bëri ditën në drekë duke zbatuar gjasme ligjin, por në fakt në kundërshtim me ligjin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura