Sulm me dronë në Moskë, Kremlini fajëson Ukrainën! Dalin pamjet nga dëmet e shkaktuara në kryeqytetin rus (FOTOT)

Jul 24, 2023 | 12:12
SHPËRNDAJE

Një sulm me dronë dyshohet të ketë ndodhur në kryeqytetin e Rusisë, Moskë.

ftkklklll

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave, Rusia ka fajësuar Ukrainën si autore të sulmeve.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se ka penguar një tentativë “sulmi terrorist” ukrainas në Moskë.

Ai pretendoi se dy drone ukrainas u “u rrëzuan” gjatë orëve të para të mëngjesit të së hënës.

Sipas ministrisë, bëhet me dije se nuk ka viktima nga sulmet e supozuara.

Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, tha në aplikacionin e mesazheve Telegram se dy ndërtesa jo-rezidenciale u goditën gjatë sulmit të supozuar me dronë.

Është e paqartë nëse dronët goditën ndërtesat kur u rrëzuan, apo nëse ata synonin qëllimisht ndërtesat.

Agjencitë shtetërore ruse të lajmeve raportuan se shërbimet e urgjencës thanë se disa pjesë droni u gjetën pranë një ndërtese në Komsomolsky Avenue, e cila nuk është shumë larg nga ndërtesat e Ministrisë së Mbrojtjes.

Sulmi i supozuar vjen pasi Volodymyr Zelenskyy premtoi një “hakmarrje” kundër Rusisë në përgjigje të sulmit në një katedrale në Odesa që vrau një person dhe plagosi më shumë se 20 të tjerë.

lcimg-25d41642-5769-41f8-8df0-486166371a4e lcimg-7cbdf6df-6531-46d7-b422-0f0345b7f69a

lcimg-55e44bf4-7042-40af-a466-dc64655f6991 lcimg-8ef5ef55-99b0-40d5-a2f6-ccca8524ab70

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura