Suksesi i radhës për aktorin shqiptar, Nik Xhelilaj pjesë e një prej serialeve më të sukseshme turke

Sep 12, 2023 | 13:18
SHPËRNDAJE

Prej disa javësh është përfolur përfshirja e aktorit shqiptar, Nik Xhelilaj, në një prej serialeve më të ndjekura të kinematografisë turke.

Nik Xhelilaj

Tashmë është zyrtare! Xhelilaj do të marrë pjesë në serialin “Emanet”, ndër prodhimet më të sukseeshme të viteve të fundit.

Njoftimin për përzgjedhjen e Xhelilajt si pjesë e kastit, e ka bërë televizioni turk “Birsen Altuntas”, duke publikuar një foto të aktorit shqiptar ku tregon se ai do të jetë pjesë e sezonit të dytë të serialit “Emanet”.

Në sezonin e parë “Emanet”, transmetohej si një serial i përditshëm, por sezoni i dytë duket se do të kthehet në një shfaqje televizive.

Emanet

Në njoftim shkruhet se aktori, emri i vërtetë i të cilit është, Kreshnik Xhelilaj, ka rënë dakord për këtë aventurë të re në këtë projekt dhe do të luajë në rolin Poyrazit, i cili edhe në serial do të ketë origjinë shqiptare.

Seriali trajton historinë e Kevser që u rrit në një lagje të varfër dhe pasi ajo bëhet nusja e djalit të familjes së pasur Kirimli, babai i saj i ndërpret të gjitha lidhjet me të pasi nuk e miraton këtë martesë.

Por, kur Kevser humbet burrin e saj, ajo befas e gjen veten të bllokuar në rezidencën Kirimli me djalin e saj 5-vjeç Jusufin.

Në anën tjetër, Xhelilaj tanimë gëzon reputacion në Turqi, falë pjesëmarrjeve të tij në disa prej serialeve më të famshme turke viteve të fundit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura