Stoli i Napolit fillon të dridhet, ja dhe sa kohë ka Garsia për të bindur drejtuesit

Sep 27, 2023 | 14:05
SHPËRNDAJE

Dy pikë në tri daljet e fundit janë pak, shumë pak, sidomos kur je kampion Italie në fuqi dhe kundërshtarët kanë qenë Xhenoa apo Bolonja. Shtatë pikë larg kreut pas pesë javësh janë shumë për Rudi Garsian, për të cilin kanë filluar dyshimet e para që nuk mund të jetë as mes katër më të mirëve të Serisë A.

rudi garsia

Sigurisht, mbështetja formale e presidentit është e rëndësishme, faljet edhe në zemër të dhomave të zhveshjes, por duhen rezultatet.

Në tri ndeshjet e kampionatit, atë kundër Udinezes, Leçes, Fiorentinës dhe në Ligën e Kampioneve kundër Real Madridit, trajneri francezi luan shumë, ndoshta gjithë rrugëtimin e tij me Napolin.

Kalendari bëhet kështu avokati i së ardhmes së afërt të Garsias. Skuadra është me të, por fati ka qenë kundër dhe tani duhen pikët e munguara. Tashmë ai luan gjithçka për gjithçka në katër sfidat e radhës.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura