Starton Liga e Kampioneve pa dyshen Mesi-Ronaldo, ja favoriti kryesor për të ngritur trofeun me “veshë të mëdhenj”

Sep 19, 2023 | 9:47
SHPËRNDAJE

Mançester Siti nis mbrojtjen e titullit të Ligës së Kampioneve këtë javë, ndërsa faza e grupeve ngre siparin. Skuadrës së Pep Guardiolës i bashkohen Arsenali, Mançester Junajtidi dhe Njukasëlli nga Premier Liga, me këta të fundit që rikthehen në kompeticion pas një mungese 20-vjeçare. ghfjhg

Më poshtë është një skaner i të gjithë situatës së këtij sezoni në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube.

Kush e ka grupin më të vështirë të Ligës së Kampioneve?

Njukasëlli është shortuar në një grup të ndërlikuar F së bashku me kampionët francezë të PSG-së, gjigantët italianë të Milanit dhe gjermanët e Borusias së Dortmundit. Siti do të shijojë shanset e tyre të mëdha për t’u kualifikuar nga Grupi G, me goglat që janë treguar bujare, sepse do të përballet me Lajpcigun, Crvena Zvezdën dhe Jang Bojsat. Shqetësimi i dukshëm për Junajtidin janë gjigantët gjermanë të Bajernit të Mynihut. Por, me FC Kopenhagen dhe Gallatasaraj gjithashtu në Grupin A, “djajtë” kanë shanse për t’u kualifikuar. Arsenali përballet me fituesit e Ligës së Europës, Seviljen, PSV Eindhovenin dhe Lensin.

Kush do të mungojë nga emrat e mëdhenj?

Për vite me radhë, jemi mësuar të shohim Kristiano Ronaldon dhe Lionel Mesin në skenën më të madhe të futbollit evropian të klubeve, por asnjëri nuk do të shfaqet në Ligën e Kampionëve të këtij sezoni. Portugezi ishte një nga emrat e parë të mëdhenj që u transferua në Arabinë Saudite, tek AlNasr, ndërsa Mesi u zhvendos në Shtetet e Bashkuara, tek Inter Majami. Por ata nuk janë dy të vetmit që do të mungojnë: sulmuesi brazilian, Nejmar dhe sulmuesi francez, Karim Benzema i janë bashkuar Ronaldos në Ligën Pro Saudite. Ata u transferuan përkatësisht tek Al-Hilali dhe Al-Itihadi. Por ne ende do të shohim disa nga emrat më të mëdhenj të së tashmes dhe të së ardhmes, me sulmuesin francez, Kilië Mbape në PSG dhe makinën e golit të Sitit, Erling Haland, që kërkon të thyejë më shumë rekorde. Sytë edhe nga talente si Lamin Jamal, një talent shumë premtues. 16-vjeçari u bë këtë vit lojtari më i ri i Barcelonës i të gjitha kohërave, si dhe debutuesi dhe golashënuesi më i ri për kombëtaren e Spanjës.

Ku është finalja e Ligës së Kampioneve?

Finalja këtë sezon do të mbahet në “Wembley” të Londrës, në 1 qershor 2024.

Kush janë favoritët?

Siti është favorit për të fituar Ligën e Kampionëve, përpara Realit të Madridit dhe Bajernit të Mynihut, sipas simulimeve të bazuara në Indeksin e Euro Club të Gracenote. Siti ka 37% shanse për fitore, Reali 13% dhe Bajerni 11%. Por ka 19% mundësi që një klub tjetër të fitojë trofeun. Siti, Reali, Bajerni dhe Barcelona kanë secili të paktën 90% shanse për të arritur në fazën me eliminim direkt.

Kur ndryshon formati i Champions-it?

Ky do të jetë sezoni i fundit i formatit ekzistues, me 32 skuadra në fazën e grupeve, të ndara në tetë grupe me nga katër ekipe dhe dy të parat që shkojnë në 1/8-at. Ndryshime rrënjësore do të pësojë formati duke nisur nga sezoni 2024- 2525. Formati i ri i Championsit do të ketë 36 skuadra, me dy nga katër vendet shtesë që u jepen vendeve, klubet e të cilave kanë performuar më mirë në sezonin e kaluar në kompeticionet europiane.FDG

ANDROKLI DRALO-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura