ZYRTARE/ Nuk ka më dyshime, piloti i njohur i Formula 1 e mbyll aventurën e tij me skuadrën e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 24, 2022 | 16:46

ZYRTARE/ Nuk ka më dyshime, piloti i njohur i Formula 1 e mbyll aventurën e tij me skuadrën e…

Daniel Riçardo nuk do të jetë më një pilot i Meklaren. Këtë gjë e ka konfirmuar vetë skuderia britanike me anë të një postimi në rrjetet sociale.

ricardo

Pilioti australian prej kohësh përflitej se nuk do të ishte më pjesë e Meklaren dhe që pritet të zëvendësohet nga bashkëkombësi i tij, Oskar Piastri.

“Meklaren dhe Daniel Riçardo kanë rënë dakord se Daniel do të lërë skuadrën nëfund të sezonit të 2022. Skuadra e falënderon Danielin për dedikimin dhe kontributin, përfshirë dhe atë fitore të paharrueshme në Monza. Mezi po presim të mbyllim sezonin më të fort se kurrë sëbashku”, ishin fjalët e Meklaren.

meklaren

Riçardo do të jetë pjesë e skuadrës britanike deri ën fund të këtij viti, por e ardhmja e tij ende nuk është e sigurt.

Siç raportojnë mediat ai pritet që të rikthehet dhe njëherë te Alpine, por mundësi të tjera janë edhe Haas me Uilliams.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"