ZYRTARE/ Nedim Bajrami merr nënshtetësinë shqiptare dhe është gati për kombëtaren, në listë edhe një talent tjetër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2021 | 23:26

ZYRTARE/ Nedim Bajrami merr nënshtetësinë shqiptare dhe është gati për kombëtaren, në listë edhe një talent tjetër

Nedim Bajrami është zyrtarisht një shtetas shqiptar dhe do të jetë i gatshëm të luajë më kombëtaren shqiptare në kuadër të sfidave kualifikuese për botërorin ‘’Katar 2022’’.

bajrami55

Mesfushori 22-vjeçar i cili aktivzohet në rradhët e Empolit, në Seria B italiane, është dekretuar ditën e sotme si një shtetas shqiptar nga presidenti Ilir Meta.

Ndërkohë përveç Bajramit, nënshtetësinë shqiptare e ka marrë dhe mesfushori Adrion Pajaziti i cili luan për ekipin e të rinjve të Fulhemit në Angli. 19-vjeçari është prurja më e re e trajnerit të shpresave të Shqipërisë, Alban Bushi.

nedim bajrami

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"