Moviola e Kukësi-Teuta/ Goli i anuluar dhe pretendime për penallti (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 29, 2024 | 9:46

Moviola e Kukësi-Teuta/ Goli i anuluar dhe pretendime për penallti (VIDEO)

Një ndeshje që pati disa momente të dyshimta dhe pretendime nga të dyja palët, sidomos nga Kukësi, me një penallti kundër dhe një të padhënë në favor të tyre.

FSDG

22’ Klejdi Daci shënon për Teutën, por ka një dyshim për pozicion jashtë loje. Gjyqtarët e konsiderojnë fillimisht të rregullt, por ndërhyn VAR-i dhe e anulon, pasi sulmuesi i miqve ishte në një pozicion më të avancuar, ndonëse me milimetra. (VIDEO) (VIDEO)

64’ Duka godet portën dhe në shtrirje e sipër është Kotobelli ai që devijon sferën në këndore. Gjyqtari vazhdon lojën, por pretendojnë për penallti vendasit. Pritet konfirmimi i VAR-it dhe vijon loja, në një moment shumë të dyshimtë.  (VIDEO)

87’ Lamçe shtyn me trup Arifin në zonë dhe për kryesorin ka penallti, që në pamje të parë duket shumë bujare nga gjyqtari Yzeiraj. Kontakti nuk mungon, por është një moment shumë i dyshimtë, duke sjellë pakënaqësi në kampin blu.  (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"