I pret transferta e Elbasanit, trajneri Zjarri: Vora nuk toleron, i kemi vlerësuar kryesueset

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 29, 2024 | 11:15

I pret transferta e Elbasanit, trajneri Zjarri: Vora nuk toleron, i kemi vlerësuar kryesueset

Vora është ndërtuar për të realizuar objektivin madhor, ngjitjen në Superiore. Trajneri Endri Zjarri, në prag të transfertës së sotme me Elbasanin, për “Panorama Sport” deklaroi:

trajneri endri zjarri Vora

“Mes vështirësive të një gare me shumë konkurrentë, na u desh të përballonim disa ekipe elitare, si Bylis, Elbasani, Flamurtari, Kastrioti, Korabi, si Lushnja e Apolonia. Ishim ekipi më pa përvojë këtë sezon, megjithatë ia dolëm të jemi ndër 4 ekipet më të mirat. Javë pas jave kemi treguar forcën dhe vitalitetin e skuadrës. Ia dolëm të merrnim pikët maksimale gjatë dy fazave të para. Ne nuk e kemi përfunduar ende sezonin pasi kemi të tjera ndeshje ku do të duhet të tregojmë vlerat tona

. Ndeshjen kundër Elbasanit e kemi vlerësuar, por më pas kemi edhe përballjen me Bylisin. Nuk do të tolerojmë askënd, pavarësisht pozicionimit tonë komod, që na lejon edhe ndonjë hap fals. Sa i përket ngjitjes në Superiore do të shfrytëzojmë mundësinë përmes “play off”-it. Në klub po punohet për një skuadër edhe më të mirë për sezonin e ardhshëm”.

 

 

Vora

Formacioni i mundshëm

Në portë: Jata;

Në mbrojtje: Ismaili, Gaio, Imami, Dalipi;

Në mesfushë: Tabaku, Xhemalaj, Meta;

Në sulm: Qardaku, Raboshta, Prengaj

Trajner: Endri Zjarri.

Skema 4-3-3

ABDULLA DUSHKU -PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"