“Grupi është rritur shumë”, ylli i parë i Marotës: Cikli i Interit sapo nisi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 29, 2024 | 10:25

“Grupi është rritur shumë”, ylli i parë i Marotës: Cikli i Interit sapo nisi

Pas shtatë muajsh fitoresh dhe shpeshherë triumfesh, për Interin pesë ditët e fundit të kampionatit janë një pasarelë festive për titullin e 20-të dhe yllin e dytë. Në ditën e festimit të Italisë, arkitekti i kësaj arritjeje ka folur për emocionet e tij. Pikërisht Xhuzepe Martoa që edhe pse ka fituar shumë te Juvja, nuk ngopet kurrë.

A S. Inzaghi premio Bearzot, 'a ragazzi dico di crederci sempre'

Si ndiheni?

Kënaqësi e madhe. Do të pres lojtarët, stafin dhe trajnerin në sheshin Duomo sepse ata janë protagonistët e kësaj fitoreje. Një kampionat i dominuar pas një finaleje të humbur të Ligës së Kampionëve, shenjë e rritjes së vazhdueshme në fushë për Interin… Grupi është rritur shumë. Me humbjen kundër Sititi megjithatë kemi marrë guxim, përvojë dhe vendosmëri. Edhe të tilla rezultate janë të rëndësishme për të arritur rezultate të jashtëzakonshme.

Për ju është kampionati i dhjetë (8 me Juven sepse i njihet edhe ai sezoni që nisi, por nuk e përfundoi dhe dy me Interin)…

Të menaxhosh një klub të madh është ndryshe, ka presion të fortë dhe duhet të jesh i aftë në marrjen e vendimeve që kanë përgjegjësi. Nevojitet guxim për të vendosur pavarësisht kritikave. Kundër Torinos ishim të lirë dhe luajtëm me mendjen e qetë. E shijuam sepse nuk donim të humbnim asnjë moment lumturie.

Me Simone Inzagin në pankinë, objektivi i Interit dhe Marotës është të hapë një cikël fitues?

Simone e kaloi testin, dëshmoi se është aq i mirë sa e dinim, por edhe fitues. Asgjë më e mirë se ai nuk mund të dëshirohet apo të gjendet, teksa ne nuk jemi as në gjysmë të ciklit tonë.

Cikli që do të fokusohet në rinovimin e Lautaros?

Skuadra duhet të mbështetet sa më mirë duke marrë parasysh qëndrueshmërinë. Ne do të bëjmë një merkato krijuese, pa hequr fokusin në atë që janë lojtarët tanë kyç e që kanë ndihmuar në rritjen e nivelit të grupit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"