FOTO/ Spikasin futbollistët e Kombëtares kuqezi, njihuni me legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 29, 2024 | 10:40

FOTO/ Spikasin futbollistët e Kombëtares kuqezi, njihuni me legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Një tjetër fundjavë pozitive ishte ajo që lamë pas për legjionarët shqiptarë që luajnë jashtë kufijve.

1703363736_taulantseferi

Portali i njohur i statistikave, “Sofascore” sjell për lexuesit e “Panorama Sport” pesë legjionarët me vlerësimet më të larta.

Vendin e parë e mban sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Taulant Seferi me notën 9.8. Ai shënoi dy gola dhe dha dy asiste me Bani Jas kundër Hata. https://www.sofascore.com/player/taulant-seferi/279487

Elvis Kabashi pozicionohet në vendin e dytë me notën 7. 7 pas bëri një performancë të mirë në fitoren e skuadrës së tij.

Portieri Elhan Kastrati dhe mesfushori Jurgen Bardhi janë vlerësuar me notën 7.6. Ky i fundit u rikthye tek goli dhe ishte protagonist në fitoren e skuadrës.

Në vendin e fundit pozicionohet mesfushori Kristjan Asllani i cili u fut në lojë në minutën e 63-të kundër Torinos.

c403c4a3-59fe-4bfa-be9f-f7b255079688

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"