VIDEO/ “Tifoze” speciale në festën e titullit të Interit, një lopë zikaltër “rrëmben” vëmendjen e të gjithëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 29, 2024 | 12:21

VIDEO/ “Tifoze” speciale në festën e titullit të Interit, një lopë zikaltër “rrëmben” vëmendjen e të gjithëve

Interi festoi titullin kampion me më shumë se 70 mijë tifozë zikaltër që ndodheshin në shkallët e “San Siros” për të ndjekur ndeshjen me Torinon. As në fushën e blertë nuk munguan përqafimet dhe brohoritjet.MixCollage-29-Apr-2024-12-17-PM-7204

Më pas futbollistët dhe stafi teknik i Interit zunë vend në dy autobusë të zbuluar, të cilët u nisën nga stadiumi për të kaluar mes mijëra tifozëve zikaltër dhe për të udhëtuar drejt simbolit të Milanos, Piazza del Duomo.

Ndërkohë pamje nga festa po bëjnë xhiron në rrjetet sociale. Vihet re se kishte edhe të ftuar specialë, si një lopë e ngjyrosur me ngjyrat zi dhe kaltër.

Interi siguroi matematikisht titullin e 20-të kampion në Itali të hënën me fitoren në derbi, teksa në fund do të ketë një tjetër ceremoni, ajo e dorëzimit të trofeut në javën e fundit të kampionatit në shtëpi, atë ndaj Lacios më 19 maj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"