EKSKLUZIVE/ Mbrojtësi i Dinamos do të largohet në verë, e ardhmja e tij është në… Itali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 29, 2024 | 9:13

EKSKLUZIVE/ Mbrojtësi i Dinamos do të largohet në verë, e ardhmja e tij është në… Itali

Rrugët e Albion Markut dhe Dinamos do të ndahen në fund të këtij sezoni. E ardhmja e mbrojtësit të krahut është e orientuar drejt Italisë dhe Serisë A.

marku

Nuk ka ende asgjë zyrtare, por burime të gazetës bëjnë me dije se ka një marrëveshje paraprake mes agjentit të lojtarit dhe drejtuesve të një prej skuadrave që do të ngjiten nga Seria B në Serinë A sezonin e ardhshëm. Aktualisht, të sigurt ngjitjen në elitën e futbollit italian duket se e kanë Parma dhe Komo, dy skuadrat që kryesojnë renditjen, kështu që 23-vjeçari pritet të veshë fanellën e njërës prej tyre.

Tani mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë konkretisht pas disa javësh. Mbrojtësi mirditor është në fund të kontratës me Dinamon dhe do të largohet me parametra zero pas mbylljes së sezonit. Kujtojmë që Marku u bashkua me blutë kur këta të fundit ishin pjesë e Kategorisë së Parë, por atë sezon u huazua te Teuta në Superiore. Verën e kaluar ai u bashkua me Dinamon dhe gjatë këtij kampionati ka luajtur deri tani 30 ndeshje, pa mundur të shënojë asnjë gol. Për krahun e djathtë të mbrojtjes blutë kanë një lojtar tjetër me eksperiencë, siç është Jorgo Meksi. Me mbylljen e sezonit skuadra kryeqytetase pritet të pësojë ndryshime.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"