Mançester Junajtid jashtë Champions, Ten Hag: Tifozët të bëjnë durim, ne jemi një nga ekipet më argëtues

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 29, 2024 | 12:12

Mançester Junajtid jashtë Champions, Ten Hag: Tifozët të bëjnë durim, ne jemi një nga ekipet më argëtues

Erik ten Hag u ka bërë thirrje tifozëve të Mançester Junajtid dhe ekspertëve televizivë që kanë luajtur për klubin, që të jenë të durueshëm pasi zëvendësimet e tij u kritikuan me zë të lartë gjatë një barazimi zhgënjyes 1-1 në shtëpi ndaj Bërnlejt.

erik-ten-hag-speaks-with-man-utd-forward-marcus-rashford-after-taking-him-off-in-game-against-city

Trajneri i “djajve” u detyrua të mbrohej pasi “Old Trafford” tregoi mospajtim të hapur kur talenti Kobi Maino u aktivizua në mes të pjesës së dytë në vend të Rasmus Hojlundit me ndeshjen ende pa gola. Ten Hag ndjeu gjithashtu nevojën për të mbrojtur skuadrën në tërësi, duke pretenduar se ata janë një nga skuadrat më dinamike dhe argëtuese në ligë, pavarësisht se po luftojnë për të gjetur vazhdimësinë këtë sezon. Antoni i kaloi vendësit në avantazh në 10 minutat e fundit, por Bërnlej i kërcënuar për rënie, barazoi me një penallti të vonë nga Zeki Admunit, duke shkaktuar pakënaqësinë e radhës te “djajtë e kuq”.

“Unë jam menaxheri dhe duhet të vendos se çfarë i nevojitet skuadrës”, tha Ten Hag pas barazimit. “Ishte vendimi i duhur dhe krejtësisht logjik të nxirreshin lojtarë shumë të rinj, që janë në vitin e tyre të parë në Premier Ligë dhe ndjejnë pak lodhje. Ata të dy kanë pasur lëndime këtë sezon dhe unë dua t’i mbroj ata. Tifozët kanë nevojë për durim. E kuptoj që duan të shohin aftësitë e këtyre lojtarëve, por liga bëhet më intensive nga viti në vit dhe të rinjtë duhet të përshtaten. Kjo kërkon kohë. Ne jemi një nga skuadrat më dinamike dhe argëtuese të kampionatit. Ishlojtarët e Junajtid harrojnë që skuadra e 2004-05 nuk luante gjithashtu futboll të bukur. Ata po rindërtoheshin dhe kërkonte kohë, por të gjithë e harrojnë, edhe ata që kanë qenë pjesë e klubit”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"