VIDEO/ Portieri kundërshtar provokoi tifozët e Bazelit, Xhaka vërshon me vrap drejt tunelit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2024 | 23:06

VIDEO/ Portieri kundërshtar provokoi tifozët e Bazelit, Xhaka vërshon me vrap drejt tunelit

Pas fishkëllimës së fundit të pjesës së parë në duelin me Bazelit dhe Lozanos, mesfushori kosovar Taulant Xhaka e ka ndjekur me shpejtësi portierin kundërshtar Jeremy Vachoux, i cili gjatë hyrjes për në tunelin e stadiumit St. Jakob-Park, provokoi tifozët e Baselit duke duartrokitur, veprim që nuk i pëlqeu Xhakës, i cili ishte i pari që me shpejtësi nga mesi i fushës shkoi në drejtim të portierit francez.

xhakaaa 

Pas Xhakës në tunel u futën edhe lojtarët e të dyja ekipeve.Tifozët e Baselit më pas thirrën në kor emrin e Taulant Xhakës. 

SHIKONI VIDEON

Xhaka u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e gjashtë shtesë të pjesës së parë. Ai u zëvendësua në minutën e 58-të, teksa ekipi i tij triumfoi me rezultatin 2-0, goli i parë u shënua nga sulmuesi me origjinë shqiptare, Albian Ajeti.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"