VIDEO/ Dy gëzime në një ditë për Alen Sherrin, propozim për martesë pas fitores së Kupës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2024 | 23:57

VIDEO/ Dy gëzime në një ditë për Alen Sherrin, propozim për martesë pas fitores së Kupës

Alen Sherri ka festuar dyfish sot pas finales së Kupës së Shqipërisë. Portieri i Egnatias, pasi festoi me skuadrën me trofeun që fitoi, mori me vete në fushë dhe të fejuarën Razena.

sherri

Ndërsa ekipi po bënte foto kujtimi, ai u gjunjëzua mes lojtarëve dhe i propozoi të fejuarës për martesë, mes brohoritjeve të të gjithë shokëve të skuadrës duke marrë sigurisht një “po” si përgjigje.

SHIH VIDEON

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"