VIDEO/ Dominim kampionësh, Reali i Madridit dhuron spektakël me 5 yje në “Bernabeu”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2024 | 23:55

VIDEO/ Dominim kampionësh, Reali i Madridit dhuron spektakël me 5 yje në “Bernabeu”

Reali i Madridit dëfrehet në “Santiago Bernabeu” në ndeshjen e javës së 36-të përballë Alaveshit, duke e mposhtur me rezultatin e thellë 5-0. 

-800-0-1715722547xreal-740

Tashmë të shpallur matematikisht prej javësh kampionë të La Ligas dhe finalist të Championsit, “Los Blancos” nuk po e heqin këmbën nga gazi në kampionat, duke “shtypur” me prepotencë çdo kundërshtar që i del përpara. 

Spikati Jude Bellingham si autor i golit të parë dhe i dy asisteve, por edhe Vinicius, që realizoi dy herë. Golin e dytë e realizoi Vinicius Zhunior, i shërbyer nga Valverde, ndërsa në fundin e pjesës së parë e gjeti golin pikërisht lojtari ururguaian. Në pjesën e dytë e tundi rrjetën sërish Vinicius, për të ardhur më pas te goli i Guler, i cili vulosi shifrat në 5-0.  

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"