ZYRTARE/ Merkato në Kategorinë e Parë, Shkumbini prezanton ish-mbrojtësin e Vorës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2024 | 16:29

ZYRTARE/ Merkato në Kategorinë e Parë, Shkumbini prezanton ish-mbrojtësin e Vorës

Englantin Gjoni është zyrtarisht futbollist i Shkumbinit. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi përmes një postimi në rrjetet sociale.
Mund të jetë një imazh i 2 persona, mjekër dhe teksti
Postimi i plotë
Shkumbini : Godet në merkato mbërthen Englantin Gjonin
Me ardhjen e stafit të ri Presidenti Ali Kasa është hedhur në merkato për një ekip të plotësuar në çdo repart.
EGLANTIN GJONI është afrimi aktual për ekipin e shkumbinit. Ish mbrojtësi shtatlartë i Vorës është kontaktuar nga drejtuesit Peqinas e tashmë është vetë presidenti Kasa që konfirmon.
Kemi gjetur gjuhën e dakortësisë me mbrojtësin Gjoni dhe mund tju konfirmoj se tashmë ai është pjesë e ekipit tonë. I uroj mirëseardhjen Gjonit duke shpresuar që ai dhe të tjera afrime që do arrijmë këto ditë të na shërbejnë për objetivin që kemi vënë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"