ZYRTARE/ Kontratë 3-vjeçare, Kukësi “blindon” portën. Firmos me…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2022 | 14:20

ZYRTARE/ Kontratë 3-vjeçare, Kukësi “blindon” portën. Firmos me…

Angelo Tafas ka vijuar sërish bashkëpunimin me Kukësin.

TAFAS

Portieri ka firmosur një kontratë 3-vjeçare që do ta mbajë lidhur për të paktën deri në vitin 2025.

Këtë lajm e ka bërë me dije vetë klubi verilindor me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar të rrjetit social “Facebook” ku deklaron se gardiani 21-vjeçar do të vijojë ende në Kukës.

Tafas më parë ka qenë pjesë edhe e skuadrave të Ionikos Nikeas, APO Keratsini dhe AO Loutraki.

KOMUNIKATA ZYRTARE E KLUBIT TË KUKËSIT –

taf

“?????? ????? ???? ?

✍? FK Kukësi njofton se ka arritur marrëveshjen me portierin Angelo Tafas për të rinovuar kontratën edhe për 3 sezone të tjera. Portieri 21-vjeçar ka firmosur sot kontratën e re e cila skadon në verën e vitit 2025, duke zgjatur në këtë mënyrë bashkëpunimin.

? Tafas erdhi të Kukësi në sezonin 2020-2021 duke qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm në ekip. Tafas është grumbulluar edhe nga Kombëtarja duke u aktivizuar me Shqipërinë U21.  Klubi i Kukësit i uron suksese portierit Tafas ?

? @photosport.al”

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"