ZYRTARE/ Konfirmohet gjithçka, Khabib merr vendimin përfundimtar për të ardhmen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2021 | 14:18

ZYRTARE/ Konfirmohet gjithçka, Khabib merr vendimin përfundimtar për të ardhmen

Kampioni i sporteve luftarake në kafaz, rusi Khabib Nurmagomedov, i ka dhënë fund karrierës së tij në kafaz.

khabib-hero

Lajmi është bërë i ditur nga numri një i kompanisë “UFC”, Dana Uajt, i cili u shpreh se Khabib është tërhequr përfundimisht nga sporti luftarak dukë lënë pezull kështu shumë planë te kompanisë për të.

Fansat mezi prisnin që rusi të kthehej në kafaz, pasi ai është kampion absolut në peshat e mesme dhe ka një rekord të pathyeshëm ndeshjesh 29-0 dhe në momentin që të gjithë po prisnin që ky rekord të rritej rusi vendos të tërhiqet. Si duket në këtë vendim ka ndikuar vdekja e babait të, Abdulaman, i cili vdiq si pasoje e virusit dhe ishte trajneri kryesor i Khabibit.
“Ishte e pabesueshme të të shikoja duke punuar. Faleminderit për gjithçka dhe shijo çfarëdo që të jetë shoku im”, u shpreh bosi i kompanisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"