ZYRTARE/ Ish-mbrojtësi i Vllaznisë dhe Tiranës do të drejtojë Veleçikun në Kategorinë e Dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2022 | 14:24

ZYRTARE/ Ish-mbrojtësi i Vllaznisë dhe Tiranës do të drejtojë Veleçikun në Kategorinë e Dytë

Dritan Smajli është trajneri i ri i Veleçikut.

SMAJLI

Ish-mbrojtësi i Vllaznisë dhe i Tiranës ka nisur një aventurë të re ku do të drejtojë në Kategorinë e Dytë, skuadrën e Veleçikut.

37-vjeçari ka pasur një takim me Kryetarin e Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj ku kanë rënë dakord për të nisur bashkëpunimin.

Objektivi i klubit të Veleçikut është ngjitja e ekipit në Kategorinë e Parë.

Përveç Vllaznisë dhe Tiranës, Smajli ka mbajtur veshur edhe fanellat e Besëlidhjes, Kukësit dhe Kastriotit.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"