Zyrtare / Erjon Vucaj e mbyll me Dritën, tani pritet firma në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 10, 2022 | 18:01

Zyrtare / Erjon Vucaj e mbyll me Dritën, tani pritet firma në Superiore

Erjon Vucaj nuk është më një futbollist i klubit të Dritës. Klubi bëri të ditur se ka mbyllur marrëveshjen me mesfushorin shkodran i cili ka patur një rol qëndror në vitet e fundit, teksa bëhet gati që të kthehet në Superiore.

erjon vucaj

“Panorama Sport” ka bërë të ditur se prej disa ditësh ka kontakte të vazhdueshme mes Vucajt dhe Vllaznisë, pasi mesfushori kërkon të kthehet të luajë përsëri në Superiore. Ndërkohë, në Kosovë kanë nxjerrë në skenë edhe klubin e Partizanit, i cili është në kërkim të përforcimeve për pjesën e dytë të sezonit.

NJOFTIMI I FC DRITËS

FALEMINDERIT ERJON VUCAJ

Klubi jonë, FC DRITA njofton se ka mbyllur bashkëpunimin me mesfushorin, Erjon Vucaj.

Vucaj, i cili u bashkua me klubin tonë në vitin 2018-të ka arritur të zhvillojë 103 ndeshje kampionale, 6 ndeshje të Kupës, 1 ndeshje të Superkupës dhe 7 ndeshje ndërkombëtare me DRITËN.

Futbollisti, Erjon Vucaj ishte një nga futbollistët e dalluar në vitet e fundit, ku ishte pjesë e sukseseve tona, paraqitjeve të mira në garat evropiane dhe duke fituar titullin kampion 2019/20.

Klubi jonë, FC DRITA e falënderon për kontributin dhe bashkëpunimin, duke i dëshiruar suksese në vazhdimësi në karrierë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"