ZYRTARE/ Çështja e pagave, mbrojtësi mbyll aventurën e tij te ekipi i Kategorisë së Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 25, 2021 | 15:07

ZYRTARE/ Çështja e pagave, mbrojtësi mbyll aventurën e tij te ekipi i Kategorisë së Parë

Mbrojtësi i majtë Nertil Hoxhaj e ka mbyllur aventurën e tij me Besën e Kavajës.

nertil hoxhaj

Këtë lajm e ka bërë vetë zyrtare Hoxhaj me anë të një “Story” në profilin e tij të rrjetit social në “Instagram” duke bërë me dije “divorcin” me klubin kavajas:

“Prej sot nuk jam më pjesë e ekipit të Besës! Për shumë arsye vendosëm që të ndëprinim bashkëpunimin. Dua të falënderoj klubin, stafin dhe të gjithë lojtarët për çdo moment të kaluar së bashku dhe vlerësimin që më kanë dhënë dhe ju uroj më të mirat në vazhdim!”, ishte postimi i Hoxhajt.

Arsyeja e këtij largimi nuk dihet, por me shumë gjasa pritet të jetë çështja e pagave të palikujduara.

269702752_657867515395997_5769553160175660602_n

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"