Zona “UEFA”, pse vendi i katërt në Superiore të çon në Ligën e Konferencës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2023 | 9:20

Zona “UEFA”, pse vendi i katërt në Superiore të çon në Ligën e Konferencës

Vendi i katërt të çon Europë. Duke qenë se Tirana dhe Egnatia do të diskutojnë mes tyre finalen e Kupës dhe pjesëmarrjen në kompeticionet e UEFA-s e kanë të sigurt përmes renditjes në kampionat, përfiton vendi i katërt.

Superiore Partizani

Rregullorja e FSHF-së për përcaktimin e skuadrave që marrin pjesë në kompeticionet e UEFAs, thotë: “Nëse klubi i renditur në vendin e dytë ose të tretë, fiton njëkohësisht edhe Kupën, atëherë klubi i renditur në vendin e katërt do të marrë pjesë në turin e parë eliminator të Ligës së Konferencës.

Nëse skuadra e shpallur kampione, fiton njëkohësisht edhe Kupën dhe nëse skuadra finaliste e Kupës është e renditur në vendet 2 dhe 3, atëherë skuadra e renditur në vendin e 4-t, do të marrë pjesë në turin e parë eliminator të Ligës së Konferencës”.

Kësisoj, Vllaznia që pozicionohet e katërta, por edhe Teuta e Laçi që e ndjekin, kanë shanse të mëdha.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"